A kishte vërtetë një dasmë private mes princ Harry dhe Meghan Markle? Detaji që po nxjerr zbuluar çiftin

Mes shumë akuzave dhe skandaleve që dolën në pah pas intervistës së princ Harryt dhe dukeshës së Sussex Meghan Markle, për Oprah Winfrey, të gjithë u habitën për faktin se çifti ishte kurorëzuar tri ditë para ceremonisë së famshme të majit të vitit 2018.

“Askush nuk e di, por ne thirrëm kryepeshkopin e Canterburyt dhe i thamë që “kjo gjëja, ky spektakli, është vetëm për botën, por ne e duam bashkimin tonë mes nesh.”, tha Meghan duke nënvizuar se cerenomia intime u organizua në oborrin e shtëpisë së tyre.Harry gjithashtu tha që kryepeshkopi Justin Welby kurorëzoi çiftin, megjithatë sipas “The Sun” ky pohim është vënë nën pikëpyetje pasi rezidenca zyrtare e kryepeshkopit, ka deklaruar se Justin nuk bën dasma private.

Sipas të njëjtave burime peshkopi ka rrëfyer se ka bërë një bisedë private me çiftin në kopsht për martesën, por asnjë celebrim nuk është bërë deri në ngjarjen kombëtare televizive.

Kisha e Anglisë kërkon që dy dëshmitarë të jënë të pranishëm në mënyrë që martesa të konsiderohet e vlefshme. Po ashtu, ceremonia duhet të zhvillohet në “një vend adhurimi të certifikuar”.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!