“A ke bluzë mor djalë?!”/ Luizi lë pa fjalë Kiarën: Ma grisën gocat që isha me… (VIDEO)

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Çdo dalje e tyre publike apo postim në rrjetet sociale, bëhet menjëherë virale në rrjet.

Fansat janë kuriozë që të dinë sa më shumë rreth tyre dhe Kiara e Luizi herë pas here postojnë në “Instagram” foto apo video ku shfaqen së bashku.

Madje së fundmi, moderatorja e njohur ka ndarë me mijëra ndjekësit e saj disa postime me partnerin. Fillimisht Kiara e pyet këngëtarin e dashur për publikun, ‘nëse ka shtëpi, grua’, duke qenë se ai shpeshherë është larg saj për shkak të koncerteve të shumta, si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë.

Ndërsa në një video të dytë, Kiara e ngacmon fituesin e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, pasi është pa bluzë veshur.

“E fundit, a ke bluzë mor djalë? A njeh dimër, a njeh vjeshtë ti mor djalë?”, e pyet moderatorja e njohur.

E si gjithmonë përgjigja e Luizit është për të qeshur:

“Nuk kam bluzë sepse ma grisën ato gocat që isha me ta në jetë nate”.

Ndërkohë kujtojmë se Luizi përveçse është i angazhuar me koncerte të shumta, është duke shijuar edhe suksesin e madh të filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Nga ana tjetër, Kiarën e shohim çdo të diel në ekranin e madh të Top Channel në orën 12:45, duke moderuar emisionin “Dancing With The Stars Fan Club”.

Related posts

“Fundërrinë! Kaq e trashë qenke…”/ Plas debati mes opinionistes dhe konkurrentit në Ferma VIP

Danja Koka shfaqet me të dashurin e saj në festën pas “Big Brother”! (FOTO)

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)