“A je shtatzënë?”/ Sarah Berisha ka përgjigjen EPIKE për ndjekësit!

A je shtatzënë? Kjo është pyetja më e shpeshtë që u bëhet zakonisht personazheve të njohur të ekranit.

E këtë pyetje ia kanë bërë edhe blogeres së njohur, Sarah Berisha, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”.

“Mesa di unë jo”, është përgjigjur me humor ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP”.  

Kujtojmë se edhe më herët Berisha ka shuar zërat se nuk është në pritje të ëmbël, por siç duket ndjekësit po ia ndjellin.

Nga ana tjetër më herët Dj PM, i cili nisi një romancë me blogeren brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka folur si rrallëherë për partneren e tij dhe planet për të ardhmen.

Dj PM tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.

“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”- u shpreh ai.

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)