Ka njerëz që kanë një partner, por që ndihen aq të vetmuar dhe bosh sa është sikur nuk e kanë një të tillë. Nga ana tjetër, të tjerë, për të mos pritur, vendosin të ecin pranë një personi të gabuar dhe, me egoizmin e tyre, nuk e lejojnë atë person të shkojë larg, edhe nëse e dinë që nuk i bëjnë ata të lumtur.
Ka njerëz që kryejnë martesa ose fejesa të prishura sepse besojnë se të qenit vetëm është e vështirë dhe e papranueshme. Ka njerëz që vendosin të zënë vendin e dytë, duke u përpjekur të arrijnë të parët, por ai udhëtim është i vështirë, i pakëndshëm dhe na mbush me dhimbje dhe braktisje.
Akoma, ka njerëz të tjerë që janë vetëm, jetojnë dhe shkëlqejnë, dhe e lënë veten të mbingarkohen nga jeta në mënyrën më të mirë. Njerëz që nuk shuhen, përkundrazi, që ndizen çdo ditë më shumë.
Njerëzit të cilët mësojnë të shijojnë vetminë, sepse i ndihmon ata të afrohen më shumë me veten e tyre, të rriten dhe të bëhen më të fortë brenda. Këta njerëz janë ata që një ditë, pa ditur saktësisht se kur dhe pse, do të gjejnë pranë tyre një person që i do me të vërtetë dhe, atëherë, ata do të dashurohen në mënyrën më të bukur.
Dhe tani mund të themi “kështu ishte”!
Përgatiti Orjona Tresa
Burimi: Revista “Psikologjia”