“A e njihni ambasadorin/en amerikan në shtetin ku jetoni”/ Manjani pyet shqiptarët: Mos na kërkoni hesap!

Nga Ylli Manjani:

Një pyetje kam për shqiptarët e facebook që jetojnë në shtete të ndryshme në Europë:

A e njihni ambasadorin/en Amerikan në shtetin ku jetoni?! E keni parë gjëkundi në televizor apo rrjete sociale atje duke dhënë mend për çështjet e shtetit ku jetoni?! Po duke shprehur konsiderata negative apo pozitive për aktorët politike, kandidatët apo deputetët e vendit ku jetoni?! Apo mos i keni parë duke “luftuar” korrupsionin në drejtësi atje?!

Pash zotin na e thoni përgjigjen e këtyre pyetjeve, para se të na bëni dërr dërr duke na kërkuar hesap pse kritikojmë këtu sjelljen skandaloze të ambasadores Amerikane!

Po pse ne që jetojmë këtu e paskemi me detyrim të njohim e të pranojmë çdo budallëk të një ambasadorje?! As e votojmë e as e paguajmë atë. Përse?!

Dhe më në fund, nëse ju pëlqen Shqipëria nën propagandën e ambasasës Amerikane, hajdeni e jetoni këtu! Lërini vendet ku jetoni meqë as e keni idenë se kush është ambasadori i Amerikës atje.

Byrëm në Shqipëri e shijojeni “lumturinë” që ju mungon atje!

Hajdeni e mos na kërkoni hesap neve që jetojmë këtu.

****

Nuk janë shumë, por aq sa janë, shqiptarë që më shprehin në inbox shqetësime mbi kritikat e mia ndaj sjelljes skandaloze të zonjës Kim.

Për të gjithë këto shqiptarë e kam këtë reagim të përhershëm…

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare