A do të guxonit?! Hoteli në Kinë ofron dhomën që ju ndan vetëm me një xham nga tigri masiv i bardhë (VIDEO)

Një hotel në Kinë ka një dhomë me pamje të pazakontë, aty ku mysafirët mund të flenë pranë strofkës të një tigri – ndonëse dhoma mbrohet nga xhami.

Sipas medieve të huaja, suita u ndërtua në hotelin Sendi Tribe Treehouse që gjendet në qytetin Nantong në provincën Jiangsu të Kinës.

Videoja e xhiruar më 18 janar tregon dhomën ku prapa perdeve dhe xhamit gjendet tigri masiv i bardhë.

Stafi i hotelit tha se dhoma ishte e sapo rinovuar dhe nuk është përdorur ende. Ata shtuan se ka masa mbrojtëse të përfshira dhe muri i xhamit është bërë me material rezistent ndaj shpërthimit për të garantuar sigurinë e klientëve. 

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!