A do ta spastrojë SPAK politikën? Mentor Kikia “zbërthen” skenarin që pritet “të pushtojë” zyrtarët e lartë!

Gazetari Mentor Kikia tha në një intervistë televizive se lëvizjet dhe balancat politike nuk duhet të vendosë nëse do t’i prishë apo do t’i ndreqë drejtësia. Sipas tij, drejtësia duhet të funksionojë si gardiane e ligjit dhe kush abuzon me financat publike duhet të shkojë të përgjigjet para drejtësisë.

“Në kushtet kur ne kemi dështuar që demokracinë reale ta vendosim me votë, në kushtet kur ne kemi të pamundur të zëvendësojmë qeveritë e korruptuara përmes votës, dëshpërimisht kemi hedhur sytë, fillimisht nga ndërkombëtarët. Në fakt ata nuk ndërhynë. Tani ne shpresojmë që tani të jetë SPAK-u ai që do të bëjë një listë dhe do të mbledhë ca njerëz, t’i çojë në burg dhe atëherë ne do të themi që shpëtuam nga kjo kastë e vjetër. Në fakt diçka e tillë është eksperimentuar në Rumani ku strukturat e drejtësisë së re, të ngritura me të njëjtën metodologji siç u ngritën në reformën në drejtësi në Shqipëri, fillimisht vendosën të bëjnë një spastrim politik duke hartuar një listë me njerëzit që duhet të arrestoheshin dhe më pas të gjenin provat. Nuk funksionoi dhe nuk besoj që do të funksionojë as këtu,” – u shpreh Kikia.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…