A do ta ftojë Jozefina Topallin t’i bashkohet në zgjedhjet për bashkinë e Shkodrës?! Sali Berisha jep përgjigjen e prerë!

Ish-kryeministri Sali Berisha në prezantimin e 6 kandidatëve për kryetar bashkie në 6 njësitë vendore i është përgjigjur gazetarëve dhe për mënyrën se si do të dalin në zgjedhjet e 6 marsit.

Duke lënë të hapur daljen në një koalicion me LSI-në dhe me partitë e tjera, Berisha u shpreh se logo e kandidatëve nuk do të jetë ajo e PD-së, që zyrtarisht mbahet nga Basha, por do të krijohet e re dhe ajo do të jetë e koalicionit

Ish-kryeministri gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes nëse do të ftojë demokratët e larguar për t’u bashkuar fushatës në fitoren e 6 bashkive, duke lidhur këtu konkretisht me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Ajo dukshëm është kundërshtare e Bashës dhe ka ndikim në qytetin e Shkodrës.

“Po, unë do t’i ftoj ato edhe ata do të kontribuojnë në këtë fushatë. Ne kemi deklaruar se PD-ja, hapja e saj ndaj tyre që kanë kontributet e tyre është një ligj i pandryshueshëm në procesin e rithemelimit të PD-së”, theksoi Berisha.

Mbetet për t’u parë nëse Topalli do t’i bashkohet kësaj ftese, pasi ndonëse në rrjetet sociale ka mbështetur Foltoren e Berishës ajo nuk është parë të marrë pjesë në takimet e zhvilluar nga ish-kryeministri në Shkodër.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…