“A do jesh pjesë e Big Brother Vip 2?”, ja si përgjigjet transgjinorja shqiptare

Transgjinorja shqiptare Amber Candy ka dhënë një intervistë ndryshe, duke zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale teksa përcolli edhe mesazhin që askush nuk duhet të ketë frikë nga vendimet e marra. Amber, e cila ushtron profesionin e stilistes, u shpreh se është në një lidhje me një djalë prej një viti.

“E kam nisur karrierën time para 15 vitesh. Si fillim kam punuar si make up artist dhe më pas nisa si stiliste. Më ka bërë mirë ajo trysni dhe kjo më ka bërë mirë si njeri. Tek mua do të vijë ai njeri që ka stilin tim dhe do stilin tim. Jam munduar të përshtatem me tregun shqiptar. Nuk dua t’i mbaj gjërat diskrete, nuk do ta shikoja dot veten vetëm. Në momentin që je një femër dhe nuk ke në jetën tënde një mashkull ndihesh e vetmuar. Unë mendoj që një femër është e lumtur kur ka një mashkull në krah të saj. Unë jam e lidhur me një djalë. Po ai i di të gjitha, mendoj se kam zgjedhur njeriun e duhur, ai jeton më shumë jashtë se sa në Shqipëri, një vit kemi të lidhur. Unë udhëtoj shpesh, kështu që ai jeton jetën e tij dhe është më i lirë”, tha Amber në emisionin “Shqiperia Live”.

Në lidhje me pyetjen nëse do të donte të ishte pjesë e Big Brother VIP 2, ajo e la si çështje të hapur.

“Në momentin që do të isha gati pse jo, unë jam kështu, deri dje isha për jo për intervistën këtu, u ngrita në mëngjes e thash do të shkoj do të flas, u çova zgjodha veshjet dhe jam këtu”, përfundoi ajo.

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)