Shqipëria do të përballet nesër me Letoninë nga ora 20:45. Sfida do të jetë për raundin e katërt të Grupit K në kualifikueset e Botërorit 2026.
Kombëtarja ndodhet në Letoni nga dita e djeshme, pikërisht pasi luajti ndeshjen me Serbinë ku barazoi pa gol. Trajneri brazilian foli pikërisht para transfertës që luhet nesër.
MANAJ– Sa i përket Manajt, është me eksperiencë, një titullar i kësaj skuadre, unë e njoh që nga viti 2014, kur ishte djalosh te Interi. Ka shumë personalitet, nuk është problem. Ia thashë atij e të gjithëve që përgjegjësia e zgjedhjes ishte e imja. Kur stërviten i shoh si gjuajnë e çfarë bëjnë. Ai ka aftësitë, përgjegjësia nëse gjuan ai apo një tjetër është e imja.
LETONIA-Sa i përket Letonisë, është një skuadër fizikisht shumë e fortë, ka lojtarë që kanë centimetra, vrapojnë mirë. Lojtarët e dinë, mund të luajë me disa sisteme me 3 në qendër. Të shohim. Është trajner shumë i mirë Nikolato, një italian dhe bën gjithçka me kodifikim, është e organizuar në fushë në të dy fazat, ka lojtarë të rëndësishëm. Në të majtën me 2-3 lojtarë mëngjërashë që të vënë në vështirësi, fizike dhe taktike.
KAPITENI- Kapiteni? Varet. Nëse luan një lojtar është ai, nëse jo, është një tjetër, kemi 2-3. Nuk e di, duhet ta shoh, e përsërit që e dyta është e vështirë, nuk është e drejtë se nuk mund të vendosësh në kushte optimale një lojtar pas 2 ditësh e gjysmë. Ndaj nuk mund të përgjigjem.
Adrian Bajrami, ka bërë gjithë ciklin me të rinjtë te ne, kombëtaret e moshave. Mëngjarash, po bën këtë sezon te Benfika me ekipin e parë, ka luajtur pak, por po luan nga pak. Mëngjarash me shumë forcë. Mendoj në të ardhmen të provoj atë, kështu është e ardhmja, mund të vijë shpejt. Por nesër është mes 23 lojtarëve që kemi për ndeshjen.
