914 kartona në La Liga, njihuni me arbitrin “kasap” të ndeshjes Shqipëri-Poloni

Barazimi ndaj Republikës Çeke duhet të harrohet shpejt sepse ditën e dielë në orën 20:45, Shqipëria do të ketë një sfidë të rëndësishme kundër Polonisë. Kundërshtari i kuqezinjëve do të rigjejë edhe njëherë një stadium të tejmbushur dhe gati për të nxjerrë shkëndija, kur të vizitojë Tiranën për një tjetër fushatë kualifikuese, pas atyre të Botërorit 2022. Atëherë polakët fituan me një gol, duke prerë shpresat e kuqezinjve.

E, sic duket, tifozët nuk e kanë harruar, duke u shfaqur të gatshëm për takimin e 10 shtatorit. UEFA e ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje dhe në Tiranë ka caktuar një arbitër si spanjolli Jose Maria Sanchez, i cili do të ndihmohet nga Raul Cabanero dhe Inigo Prieto. Gjyqtari 39-vjecari i pajisur me stemën e FIFA-s në vitin 2017 ka  arbitruar 162 ndeshje në La Liga, 14 përballje në Europa League dhe 3 në Champions.

Arbitri spanjoll është i ashpër në dhënien e kartonave, mjafton të shohësh statistikat e tij në La Liga, pasi në 162 ndeshje, nga xhepi i tij ka dalë 895 herë kartoni i verdhë dhe 19 herë i kuqi, andaj skuadra e Sylvinhos duhet të bëjë shumë kujdes.   

Related posts

Feste te Vora, lojtari zbulon gjininë e bebit në mënyrën më të bukur (video)

TË GJITHË NË KËMBË! Ernest Muçi realizon golin e vitit me Besiktas, sulmuesi lë shenjën në Kupën e Turqisë (video)

Revolucion te Skënderbeu, klubi korçar prezanton 4 lojtarë para ndeshjes me Dinamon