7 lojtarë nga Barcelona, Enrique ‘harron Sergio Ramos dhe De Gea-n. Zbardhet lista e Spanjës për “Katar 2022”

Listat përfundimtare të përfaqësueseve të ndryshme që do të marrin pjesë në Botërorin e Katarit vazhdojnë të mbërrijnë: një nga dyshimet më të mëdha ishte nëse Sergio Ramos do të ishte i grumbulluar mes 26 lojtarëve të Spanjës.

Epo, pas Euro 2020 për shkak të gjendjes fizike jo optimale, mbrojtësi i PSG nuk do të jetë as në kampionatin botëror.

Portierë: Unai (Athletic Bilbao), Robert (Brighton), Raya (Brentford);

Mbrojtës: Carvajal (Real Madrid), Azpilicueta (Chelsea), Eric García (Barcelona), Guillamón (Valencia), Pau Torres (Villarreal), Laporte (Manchester City), Jordi Alba (Barcelona), Gaya (Valencia);

Mesfushorët: Busquets (Barcelona), Gavi (Barcelona), Soler (PSG), Marcos Llorente (Atletico Madrid), Pedri (Barcelona), Koke (Atletico Madrid);

Sulmues: Ferran Torres (Barcelona), Nico Williams (Athletic Bilbao), Yeremy Pino (Villarreal), Morata (Atletico Madrid), Asensio (Real Madrid), Sarabia (PSG), Dani Olmo (Leipzig), Ansu Fati (Barcelona).

Në listë është Gavi dhe Pedri dy shtyllat e mesfushës së bashku me Busquets. Sulm me bollëk, nxitur nga përvoja e Moratas dhe mbushur me talentë si Ansu Fati dhe Ferran Torres. Një shans i madh edhe për 20-vjeçarin Nico Williams. Në listë nuk është as portieri i Manchester United De Gea.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)