Kompanitë lulëzojnë nëse kanë liderët e duhur. Ekipet gjithashtu.
Një lider i zoti ka fuqinë të frymëzojë, të motivojë dhe të mbështesë ekipin e tij. Por mosmarrëveshjet, sado të vogla, mund të dëmtojnë veprimet e cilitdo udhëheqësi, sado i zoti mund të jetë ai.
Gabimet e vogla janë të kushtueshme dhe përmbysin progresin. Ato i zhvlerësojnë përpjekjet e shumta. Më poshtë janë
7 gabime që liderët e mëdhenj nuk i bëjnë:
Të bëhen vonë
Udhëheqësit e mëdhenj respektohen dhe respektojnë të tjerët. Të paraqitesh vonë në takim si personalisht apo virtualisht, është mungesë respekti për atë që po takon. Ju çoni dëm kohën e tyre. Kjo sjellje tregon mungesë disipline ose kontrolli; të mos dish të thuash jo. Të presësh që anëtarët e ekipit të jenë në kohë, por vetë të bëheni vonë tregon standarde të dyfishta në punën tuaj.
Të mos jenë të qëndrueshëm
Një karakter i qëndrueshëm është cilësi e një lideri të madh. Ata krijojnë siguri, besim dhe ju e dini që mund të mbështeteni për çdo problem që mund të hasni. Kaosi dhe rrëmuja nuk krijojnë kurrë ndjenjën e besimit, për këtë arsye liderët e mëdhenj mundohen që të shfaqen sa më të qetë pavarësisht se si mund të ndihen.
Të mos jenë të qartë
Koherenca, të jenë të qartë dhe të drejtpërdrejtë. Udhëheqësit e mëdhenj e dinë mesazhin e tyre dhe e përcjellin atë në mënyrën më të thjeshtë dhe të qartë. Ata nuk lënë hapësira për keqinterpretime.
Të kudo gjendur
Postimet në Twitter në lidhje me futbollin, gazi në Clubhouse, ndjekja e çdo postimi në Instagram dhe e çdo ngjarjeje në rrjetet sociale. Liderët e mëdhenj kanë gjëra më të mira për të bërë. Ata gjenden aty ku duhen me të vërtetë, por jo kudo.
Mosmbajtja e premtimeve
Do të merrem me ju nesër. Do ta keni të përfunduar deri të premten. Do të marr një vendim para mbylljes së lojës. Hiqni dorë nga afatet e dhëna menjëherë. Premtime të vogla të pambajtura. Mund të duket e parëndësishme, por nga gjërat e vogla krijohen ato të mëdha dhe nëse ju nuk i mbani ato që thoni, njerëzit jo vetëm do të mërziten por edhe mund të humbasin besimin.
Të drejtohen nga egoja
Liderët e mëdhenj nuk mbajnë mëri për një gabim të kaluar apo të jenë në qendër të vëmendjes në çdo kohë. Ata e kanë vëmendjen rreth tyre, duan apo s’duan vetë. Udhëheqësit e mëdhenj nuk drejtohen kurrë nga egoja personale.
Të drejtojnë duke pasur frikë
Truri ka tre zona kryesore dhe një prej tyre i bën liderët të veprojnë nga frika. Truri juaj i hardhucës është përgjegjës për shqetësimin dhe frikën dhe projekton pesimizmin. Gjendja në fjalë përhapet shumë shpejt. Aura e frikës së liderit ndihet nga ekipi i tij dhe kjo çon në të menduarit afatshkurtër dhe në krijimin e një kulturë shqetësimi, duke larguar mundësinë për një të ardhme të ndritur të kompanisë.
Burimi: Forbes