67 ditë pa diell! Ky është vendi me natën polare!

Që prej të shtunës së 18 nëntorit ka filluar nata në Utqiagvik, një qytet në skajin verior të Alaskës, përtej Rrethit Arktik. Dielli perëndoi në orën 13:37 dhe nuk do të ngrihet më mbi horizont deri më 23 janar 2024.

Qyteti është shtëpia e më shumë se 4,000 njerëzve dhe do të fillojë periudhën prej rreth 67 ditësh të errësirës, e njohur si nata polare. Në fakt, verat janë të shkurtra dhe të freskëta me maksimum 15 °C. Dimri është i gjatë dhe i ashpër me temperatura gjithmonë nën -25 °C dhe maksimum -45 °C. Rekordi në Utqia?vik është -54 °C.

Nata polare është ajo kohë e vitit kur dielli nuk lind kurrë. Ndodh në vendet përtej Rrethit Arktik, por me intensitet dhe kohëzgjatje të ndryshme në varësi të distancës. Sa më afër të jeni me “vijën” e Rrethit Arktik, pra në jug, aq më pak intensive do të jetë nata polare (sepse ju largoheni nga Poli i Veriut) dhe aq më e shkurtër do të jetë.

Prandaj, sa më shumë i afrohemi Polit, aq më shumë ndryshon kohëzgjatja dhe intensiteti i natës polare, duke arritur kulmin e saj pikërisht në Pol.

Related posts

Michelle Obama po ndjek seanca terapie dhe zbulon arsyen pse: “Jam në një pikë ku…”

Rreziku që mund të sjellë fundin e botës

E TMERRSHME! Njerëzit në Gaza po vrasin njëri-tjetrin për ujë