600 milionë euro për dy sezone, klubi arab i ofron shifrën e çmendur Messit, babai i lojtarit takohet me princin

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të luajnë sërish në të njëjtën kampionat, pas disa sezoneve në La Liga me Barcelonën dhe Real Madrid. Një skenar që duket se do të marrë formë në të ardhmen e afërt. E ardhmja e argjentinasit te PSG nuk dihet ende ende  dhe ndoshta fitorja e Kupës së Botës me Argjentinën dhe eliminimi i njëpasnjëshëm i parisienëve në Champions League mund ta bind Messin të ndryshojë continent.

Supozimet, janë të qarta, duke qenë se edhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen të tërheqin Messin duke shpresuar se ai mund të mbyllë karrierën e tij triumfuese në botën e futbollit. Por ka një të dhënë që ka zgjuar imagjinatën e tifozëve. Jorge Messi, babai i futbollistit argjentinas është fotografuar në Arabinë Saudite nën shoqërinë e e kreut të Akademisë Sportive dhe me princin Al-Faisal, ministër i sportit në Arabinë Saudite.

Gazeta spanjolle Marca nënvizon se skuadra e Al Hilal në Arabinë Saudite i ka bërë “Pleshtit” një ofertë prej 600 milionë eurosh, për dy sezone, duke i ofruar një kohësisht që të vazhdojë ende duelin me Cristiano Ronaldon. Futbollisti portugez u transferua në janar te Al Nassr, për shifrën rekord prej 500 milionë eurosh në dy sezone e gjysmë. Megjithatë nëse Messi pranon ofertën e Al Hilal, atëherë fiton një tjetër sfidë me Ronaldon, atë të pagës më të lartë në historinë e futbollit.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)