6 muaj pas vrasjes së Liridona Ademajt/ Ja çfarë ka ndodhur me fëmijët e saj në Suedi

Vrasja e Lirodona Ademajt tronditi Prishtinën, po jo vetëm, natën e 29 nëntorit të vitit të kaluar.

Kur kanë kaluar 6 muaj, ende nuk ka një pëgjigje se çfarë ndodhi atë natë, dhe pse ajo u vra. Lidhur me vrasjen e saj janë arrestuar 3 persona: Naim Murseli (bashkëshorti i saj i dyshuar si porositës i vrasjes)  Granit Plava ( ekzekutori) e Kushtrim Kokalla (bashkëpunëtori)  3 te dyshuarit  Murseli, Plava dhe Kokalla gjenden në paraburgim që nga 3 dhjetori i vitit të kaluar.

Sipas njoftimeve të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,  Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”

Për “Shqipëria Live”, gazetarja Dijellza Preniqi ka zbuluar se çfarë ka ndodhur me fëmijët e mitur, të 30-vjeçares së ndjerë. Dy djemtë e mitur po qëndrojnë në një qendër sociale pasi janë marrë nën kujdesi ne shtetit suedez, teksa kërkojnë që të vizitojnë varrin e nënës së tyre.

“Fëmijët e Liridonës janë nën kujdesi ne shtetit suedez, në një qendër sociale. Daja i tyre i ka vizituar dhe ai ka thënë se janë mirë nga shëndeti fizik dhe psikologjik, teksa i kanë kërkuar që të kenë mundësinë të kthehen në Kosovë dhe të çojnë lule tek varri i nënës së tyre.”– tha gazetarja.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024