“Ka dhënë shpirtin për Kombëtaren”, Mario Mitaj mbron Hysaj-n në konferencë: Nuk duhet të kritikohet, ndaj Kroacisë me një mentalitet tjetër

Mario Mitaj

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj doli në një konferencë për mediat dy ditë para ndeshjes me Kroacinë.

KOMBËTARJA– Besoj që në përgjithësi të gjithë mundohen të luftojnë për Kombëtaren, kemi Brojën dhe Asanin që ka një gjuajtje të mirë, jemi një shtet i vogël por duhet të mundohemi që ta dërgojmë Kombëtaren sa më lart, por besoj Broja mund të bëjë më shumë dëm.

ITALIA- E kemi harruar mërzitjen që nuk morëm pikën që deshëm, do të futemi me të njëjtin personalitet dhe të bëjmë një lojë më të mirë për të marrë pikë. Unë kur futem në fushë nuk kam emocione më ikin dhe mundohem ta shijoj, sidomos kur luajmë me rreth 60 mijë tifozë shqiptarë, kam pasur emocione të mira. Në një ndeshje gjithmonë duhet bërë gabim pasi bëjnë edhe rezultatin.

KROACIA-Ne po përgatitemi dhe e kemi analizuar mirë Kroacinë, tani na interesojnë vetëm ata dhe ishalla marrim rezultatet më të mira. I dimë cilësitë që ka Kroacia, sot është stërvitja që duhet ti analizojmë më shumë taktikisht dhe si do të futemi ne në fushë. Të gjitha repartet e Kroacisë janë të forta. Janë ekip që i kanë repartet e mira, atmosfera nuk ndryshon është shumë e mirë, jemi shumë harmonik, jemi në një Europian dhe duhet ta shijojmë. E kemi respektuar kundërshtarin duhet të merrnim më tepër me Italinë, me Kroacinë duhet të futemi me një mentalitet tjetër.

 HYSAJ-E bukur nuk është të kritikosh një lojtar që ka dhënë aq shumë për Kombëtaren, ka dhënë shpirtin për mua nuk është një gjë e bukur, por çdo person bën atë kritikën e vet.

LEXO MË SHUMË: Juventus bindet nga cilësitë e Mario Mitaj-t, Lokomotiva e Moskës i vendos çmimin e transferimit

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)