Tiranën po e braktisin të gjithë, futbollisti mbyll sezonin përpara kohe me klubin bardheblu

Tirana

Filip Najdovski i shtohet listës së lojtarëve të dëmtuar te Tirana. Futbollisti në fund të pjesës së parë me Laçin është dëmtuar në gju. Lojtari ka probleme në tendinën e gjurit dhe prej dy ditësh është duke bërë terapi në palestër.

Një mungesë e rëndësishme për bardheblutë në “sprintin” final të këtij sezoni, me Erbim Fagun që tashmë në dy sfidat e mbetura do të ketë një alternativë më pak. Por nga ana tjetër sfida me kurbinasit me shumë gjasa është e fundit me fanelën e kryeqytetasve për Najdovskin.

31-vjeçari dhe drejtuesit e Tiranës kanë vendosur të mos rinovojnë kontratën mes tyre dhe në këto kushte mbrojtësi do të ndajë rrugët me kryeqytetasit. Kujtojmë se Najdovski është bërë pjesë e bardhebluve në vitin 2020, duke u kthyer në një titullar për skuadrën, ndërsa deri në janar të këtij viti ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Ofertat për të nuk mungojnë dhe pritet me interes për të mësuar se ku do të jetë e ardhmja e 31-vjeçarit.

Mbrojtësi e ka mbyllur sezonin me bardheblutë, ndonëse duhen të luhet zyrtarisht edhe dy javë si dhe ndeshjet shtesë gjithmonë nëse Tirana kualifikohet në to. Maqedonasi ka ardhur te bardheblutë në gusht të vitit 2020 nga Vardari. Ai ka qenë titullar i skuadrës si dhe kapiten i ekipit deri në janar të këtij viti. Më pas në skuadër plasi një përplasje. Për Najdovskin këto janë javët e fundit me bardheblutë. Lojtari ka vendosur që të mos rinovojë, duke mbyllur një aventurë të gjatë me skuadrën e Tiranës. Najdovski me Tiranën ka fituar një titull kampion dhe një Superkupë të Shqipërisë. Për të janë të interesuara shumë skuadra në Superiore dhe në Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)