Nga “New York Times” tek “Daily Mail”, mediat e huaja jehonë përplasjes fizike në familjen mbretërore

Pamjet e përplasjes fizike mes Princ Leka Zogu II dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia, kanë bërë xhiron e mediave botërore. Media britanike ”Daily Mail”  i ka kushtuar një artikull të gjatë sherrit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias.

“Princi i kurorës Leka II ka kërkuar ndërhyrjen e policisë pas një incidenti të dyshuar të dhunës në familje që përfshinte ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij. Një video u shfaq në internet të martën e Lekës, 41 vjeç, i cili dyshohet se ishte përfshirë në një përleshje fizike me Princeshën Elia, 41 vjeç, dhe babain e saj, Gjergj Polikron Zaharia, 73 vjeç. Kjo vjen dy muaj pasi dyshja, e cila ka një vajzë trevjeçare, Princeshën Geraldine, njoftoi fundin e martesës së tyre, duke thënë se bashkimi kishte ‘humbur funksionin e tij”,-thuhet mes të tjerash në artikull.

Edhe ”New York Times”  i ka kushtuar një artikull video-skandalit, me pretendimet e Princ Lekës i cili thotë se është slmuar fizikisht nga babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili në pamjet e publikuara shihet teksa mban në dorë një statujë druri.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….