54-vjeçari shqiptar në Itali e pëson nga gruaja moldave/ Nuk do ta besoni me çfarë e helmoi

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në Itali. Një 54-vjeçar shqiptar është helmuar me ilaç miu nga gruaja e tij 46-vjeçare, nga Moldavia. Kjo e fundit pas ngjarjes është vënë në prangat e policisë italiane.

Në dëshminë e saj, gruaja ka mohuar akuzat e helmimit të bashkëshortit të saj, teksa sipas hetimeve ajo kishte tentuar vazhdimisht të helmonte shqiptarin. Pas ekspertizës mjeko ligjore, në gjakun e 54-vjeçarit kishte gjurmë të kimikateve helmit të minjve.

Departamenti i mjekësisë së brendshme të spitalit Romagna vendosi të shihte më qartë, duke kërkuar analiza që konfirmuan se burri ishte helmuar me helm miu. Mjekët janë shprehur se shqiptari shkonte shpesh në spital me të njëjtat simptoma helmimi.

Arrestimi i gruas u bë më 28 qershor 2023, ku u caktua në paraburgim dhe më pas u dërgua në “arrest shtëpiak” në shtëpinë e nënës së saj. 54-vjeçari shqiptar u tha hetuesve se i vetmi person që mund ta helmonte ushqimin ishte gruaja e tij.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!