Sylvinho vazhdon me turin në Europë, ndalesa e radhës është Turqia

Trajneri i Kombëtares Sylvinho së bashku me bashkëpuntorët e tij, prej disa ditësh ka nisur një tur për të ndjekur më nga afër lojtarët kuqezi që aktivizohen në Europë. Pas Italisë dhe Gjermanisë, ndalesa e radhës është Turqia, aty ku aktivizohen pesë futbollistë.

Vëmendjen më të madhe e ka marrë Rey Manaj. Sulmuesi po bën një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën e Sivasspor. 20 ndeshje të zhvilluara në kampionat me 11 gola të shënuar, shifra që ka bërë kurioz trajnerin e Kombëtares për të parë më nga afër lojtarin, i cili nuk është pjesë e kuqezinjëve që nga viti 2021, kur luheshin ndeshjet eleminatore për Kupën e Botës Katar 2022.

Nuk duhet harruar edhe Sokol Cikalleshi, sulmuesi aktivizohet me Konyaspor, dhe eksperienca e tij vlen për Sylvinhon. Endri Çekiçi dhe Frederik Veseli janë dy lojtarët e tjerë që do të vlerësohen nga trajneri i Kombëtares. Mbrojtësi luan me Karagumruk dhe ka zhvilluar 17 ndeshje, duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm. Situatë e njëjtë edhe për mesfushorin, i cili ka shënuar një gol me fanellën e Pendiksporit në superligën turke. I fundit dhe jo më pak i rëndësishmi është Odise Roshi. 32-vjeçari prej disa kohësh nuk është pjesë e Kombëtares, por me ekipin turk Sakaryaspor, mesfushori fierak ka shënuar 4 gola në 20 ndeshje.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull