“A s’të të dhj*s fare!”/ Nisin përplasjet e ashpra në Big Brother, Roza Lati dhe Jul Deda kapen keq: Mos më çaj kokën… (video)

Moderatorja Roza Lati dhe aktori i humorit, Jul Deda janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin në shtëpinë e Big Brother Vip3. Sherri dhe debati mes tyre nisi pasi aktori u shpreh gjatë një diskutimi me banorët e tjerë se Roza Lati është sharë nga publiku, gjë e cila nuk është pritur mirë nga moderatorja e cila e ka konsideruar si “nxitje të urrejtjes”.

 Gjatë përplasjes mes tyre, prezantuesja iu drejtuar aktorit të humorit duke thënë se “O Jul karagjozi, s’të dhj*s fare”.

 Ndërsa Jul Deda i kërkoi që të ketë kujdes se çfarë nxjerr nga goja, teksa shtoi iu drejtua “mos më çaj kokën kur flet”.

 Pjesë nga debati:

 Roza Lati: Kujdes çfarë nxjerr nga goja. Mos shty urrejtje

Jul Deda: Ndaj teje?

 Roza Lati: Jo, në përgjithësi

 Jul Deda: Nuk shtyj unë urrejtje. S’kam turma njerëzish që më vijnë nga mbrapa

 Roza Lati: Mund të kesh Shkodrën, je djalë shkodre. Aq duan populli

 Jul Deda: Mos e shani Rozën ej

 Roza Lati: O Jul karagjozi mblidh mendjen edhe mbaje me gojën kur flet

 Jul Deda: Mos i jep gojën, mos më çaj kokën kur flet. Për çfarë i jep gojës. Unë them mos shani Rozën, kjo thotë karagjoz.

 Roza Lati: Pse i jep ti?

 Jul Deda: Unë them bëra, shaka kjo vazhdon.

 Roza Lati: Mbaje veten, ka shaka e shaka, me të qeshme, me të ngjeshme i keni bërë këto muhabete. Ktej po ofendon, ktej thua bëra shaka. Mbaje veten, në raport me mua dhe të gjitha gocat. Po na trajton me shpatë në dorë, “çohu ik andej”, çfarë na di neve copë lecke. A e kontrollon veten kur flet. Duhet të ta imponoj respektin?

 Jul Deda: S’ma imponon.

 Roza Lati: Po edukatën tregon o Juli.

 Jul Deda: Publiku vendos. Gazi tha “jemi në moment sharje”, unë thashë “kanë sharë Rozën”

 Roza Lati: Po pse mua, çfarë jam unë këtu.

 Jul Deda: Kërkoj ndjesë. Çohu tani

 Roza Lati: S’je as baba e as vëllai im, s’të dhj*s fare me urdhërat e tua

 Jul Deda: Mos e prish gojën, të kërkova ndjesë edhe për këtë.

 Roza Lati: Jam ul në krevatin tënd që të çohem? Pi lullën aty

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024