Cikalleshi nuk është më pjesë e Konyaspor, sulmuesi gati të zgjedh aventurën e re

Sokol Cikalleshi u përjashtua nga Konyaspori për ndeshjen me Galatasarain. Sulmuesi ka kërkuar rrogat e padhëna, ndërsa ekipi në Turqi ndodhet në një nga momentet më të vështira në aspektin financiar.

Për këtë arsye, duket se rrugët mes Cikalleshit dhe Konyasporit do të ndahen, pavarësisht se në këtë sezon sulmuesi ka shkëlqyer me 8 gola të realizuara deri tani. Sipas raportimeve të fundit, Cikalleshi ka interesimin e disa ekipeve nga Arabia Saudite, mes të cilave edhe të Al Khaleej, skuadrës ku u huazua nga Konyaspor më parë.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)