5-vjeçarja në Itali bie nga kati i pestë/ Shpëton MREKULLISHT nga “kalimtari superhero”!

5-vjeçarja në Itali ka rrezikuar jetën pasi ra nga kati i pestë i një pallati, teksa është shpëtuar nga “kalimtari superhero”. Nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rënies nga një lartësi kaq e madhe të së miturës. Një i ri që po kalonte poshtë arriti ta kapte dhe ta shpëtonte nga vdekja 5 vjeçaren.

Ngjarja ndodhi në një pallat në via Nizza 389, në Torino pak para orës 11.00. Policia dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje dhe panë vogëlushen, në gjendje të mirë pavarësisht të lartësisë nga kati i 5 deri kur u kap nga kalimtari.“Po kalonim në këmbë. Dëgjuam një djalë që bërtiste nga ballkoni i pallatit përballë i cili i thoshte vogëlushes të qëndronte pa lëvizur. Vajza e vogël ishte ulur në parvaz. Unë u përpoqa të alarmoja të gjithë në ndërtesë për t’i bërë të ditur se kishte një vajzë të vogël në parvaz, por kur u ktheva, vajza e vogël ishte tashmë poshtë dhe Mattia e kishte kapur. Ai ra në gjunjë. Ajo filloi të qajë dhe në atë moment ne i thamë: Është gjallë“, thotë Gloria Piçolo, e dashura e Mattia Aguzzi, 37 vjeç, burrit që i shpëtoi jetën.

Related posts

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

Dhunoi barbarisht partneren se nuk pranonte ndarjen/ Gazetari i njohur e pëson keq

MOMENT TRAGJIK! Një burrë humbet jetën pas sulmit të peshkaqenit në gjirin e…