Të dobësohesh pa dietë është e mundur, ja një miniguidë me 5 hapa për të humbur peshë pa u bezdisur, (thjesht me një sforcim të vogël). Për t’u dobësuar duhet të hani mirë dhe të kryeni aktivitet fizik. E thjeshtë për t’u thënë, më pak për t’u bërë. Sidomos për ata që janë dembelë dhe nuk heqin dorë nga ushqimi i mirë apo zakonet e përditshme.
Jo të gjithë në fakt duan të shkojnë në palestër, apo arrijnë t’u rezistojnë tundimeve të ushqimit. Më e lehtë është të bësh disa modifikime në stilin tënd të jetesës, pa revolucione të mëdha. Sidomos nëse duhet të humbësh disa kile.
Hani çdo gjë (por në sasi më të vogël)
Nuk është e nevojshme të themi lamtumirë për të gjitha kategoritë e ushqimeve. Eliminimi i të gjitha gjërave që ju pëlqejnë do ta bëjë rrugën e dietës gjithnjë e më shumë jopraktike, për shkak të dëshirave të papritura, vështirë se do të jeni në gjendje t’i përballoni.
E vetmja gjë që ju duhet është që të konsumoni më pak kalori se sa të digjni. Në vend që të hiqni dorë nga ajo që ju pëlqen, zvogëloni pjesën, ulni sasinë e vajit dhe kufizoni urinë duke filluar ushqimin me shumë perime.
Bli një llogaritës hapash
Është e rëndësishme që të djegësh më shumë kalori sesa të konsumosh.
Merrni një llogaritës hapash dhe monitoroni zhvendosjet tuaja gjatë ditës, duke preferuar shkallët, duke bërë një shëtitje të gjatë me qenin tuaj në mbrëmje ose ndoshta mos shkoni në punë me mjete transporti.
Peshoni më pak
Kilet që keni grumbulluar nuk duhet të jenë një fiksim. Pesha mund të ndryshojë nga dita në ditë sipas faktorëve të ndryshëm. Mbajtja nën kontroll çdo ditë nuk shërben për asgjë, nëse ju ndryshon humori hiqni dorë nga çdo formë e re zakoni. Zgjidhni një ditë dhe një kohë të caktuar ditore, ndoshta në mëngjes, dhe mbani atë si një pikë referimi.
Pini shumë (por pijet e duhura)
Dihet që po të pini shumë ujë bën mirë, ndihmon dhe djeg toksinat e tepërta dhe lufton dehidratimin.
Koktejet alkoolikë me bazë sheqeri duhen hequr, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të pini një gotë verë një mbrëmje gjatë fundjavës, ose të zëvendësoni koktejin me pije të tjera joalkoolike dhe pa sheqer.
Tërhiqni miqtë dhe kolegët pas vetes
Ndryshimi i rutinës nuk është e lehtë. Por do t’ju shërbejë gjithë mbështetja, sidomos nga miqtë dhe kolegët tuaj, me të cilët i ndani ushqimet tuaja dhe orët më të zgjuara.
Tregojuni atyre zgjedhjen tuaj, që të mos justifikoheni sa herë që ju duhet të heqni dorë nga një tortë ose kur zgjidhni ku të hani.