5 lojtarë rezultojnë pozitiv me COVID/ 2 kampionatet rrezikojnë rifillimin

klikoje.al

Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 rrezikon rifillimin e kampionatit të futbollit rus dhe ukrainas.

Kur është thuajse një javë larg rifillimit, 3 lojtarë të Dinamo Moscoë rezultuan pozitiv me koronavirus ndaj dhe takimi me Krasnodarin u anulua.

Lojtarët që rezultuan pozitivë janë Clinton N’Jie, Charles Kabore dhe Sebastian Szymanski.

Kampionati rus i cili duhet të rifillojë të enjten rrezikon vërtetë pas këtyre rasteve.

Ndërkohë një situatë e ngjashme është paraqitur dhe në Ukrainë. Atje u shty ndeshja mes Olimpik Donetsk e Karpaty Lviv, pasi dy lojtarë rezultuan pozitiv.

Është ndeshja e katërt që i shtyhet Karpaty-t për të njëjtin motiv, pasi plot 25 persona, futbollistë dhe pjesëtarë të stafit kanë rezultuar më parë me Koronavirus.

Related posts

Florenc Farruku

Vora bën “bingo” për 15 mijë euro siguron sulmuesin që shënoi 15 gola (FOTO)

Elbasani

Elbasani nis revolucionin, zbulohen pesë largimet e para (EMRAT)

Symon Marciniak

“Me mua arritët në Europian”, Marciniak flet për aventurën shqiptare: U impresionova, lojtari më problematik? Nëse them…