5 gola, dy kartona të kuq e penallti në fund! Elbasani-Vora i prodhon të gjitha

Është mbyllur takimi i javës së dytë të Kategorisë së Parë mes AF Elbasanit dhe Vorës. Sfida zhvilluar në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin 3-2. Një ndeshje mjaft e bukur dhe e luftuar nga fillimi e deri në fund. Ishin miqtë që zhbllokuan rezultatin të parët në “Elbasan Arena” me anë të Qardakut në minutën 9’. Por gjithçka u përmbys nga ‘verdheblutë’ në 10 minutat e fundit të pjesës së parë, me Telushin në minutën e 35’ dhe Lleshin të 45’.

Me fillimin e pjesës së dytë Vora u tregua më kërkuese duke fituar një 11-metërsh, të cilin e ktheu në gol përsëri Qardaku.

Në minutën e 67’ loja e Elbasanit mori për poshtë, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë Rami, duke lënë të tijët me 10 lojtarë. Por nuk vonoi dhe e njejta gjë ndodhi dhe me Vorën, pasi ishte Xhemalaj që mori dhe ai karton të kuq.

Kur u mendua se gjithçka u mbyll ishte Karakaçi që me anë të penalltisë në minutën e 99’ i dha Elbasanit fitoren.

Related posts

Turbina u eleminua nga Gramshi, trajneri Çutra akuza të forta arbitrit: Mikele Dyrmishi u tall, merr guximin dhe e bën ndeshjen… (video)

FIFA “troket” në derën e FSHF-së, i dorëzon gjobën për sjelljen e tifozëve gjatë Shqipëri-Andorra

Partizani B mposht Albpetrol dhe mëson emrin e kundërshtarit për finalen, Turbina-Gramshi e kthejnë në dramë (video)