5 fitore radhazi në kampionat, ja hera e fundit kur Vllaznia arrinte një ecuri të tillë

Vllaznia është padiksutim skuadra e momentit në Superiore. Shkodranët ia kanë dalë të sigurojnë 5 fitore rresht në kampionat si rrallë herë më parë. Kuqeblutë kanë kaluar me sukses Dinamon, Tiranën, Skënderbeun, Kukësin dhe Erzenin. Pas fitoreve me këto 5 ekipe, shkodranët e shikojnë vetën në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me vetëm 3 pikë pas Partizanit të vendit të dytë.

Tashmë duket se Qatip Osmani ka gjetur “çelësin” e suksesit të kësaj skuadre, të cilës nuk po i bëjnë ballë asnjë ekip në Superiore. 3 fitore janë arritur në “Loro Boriçi” dhe 2 të tjera në transfertë. Në fakt që të shikojmë 5 fitore rresht në kampionat për Vllazninë duhet të kthehemi 10 vite pas.

Më saktësisht në muajin nëntor-dhjetor të 2014, kur kuqeblutë arrinin 5 fitore rresht në kampionat nga java e 13-të deri te java e 18-të. Në atë periudhë drejtoheshin nga Baldo Raineri. Fituan 4-1 me Elbasanin dhe 1-0 ndaj Flamurtari, Apolonisë, Laçin dhe Partizanin. Pikërisht me demat do të jetë dueli i radhës në kampionat për shkodranët, të cilët do të synonë të çojnë në 6 numrin e fitoreve rresht në kampionat.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)