4 mars 1989/ Anglia vinte për herë të parë në Tiranë, ja rezultati me Kombëtaren shqiptare

Mars 1989, në Tiranën e lodhur nga varfëria, do të zbrisnin shpikësit e futbollit. Ardhja e kombëtares së Anglisë, ishte një ngjarje e madhe për shqiptarët e izoluar dhe të mbyllur. Ndeshja zhvillohej në kuadrin e eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Itali ‘90”.

Ishte hera e parë që kombëtarja angleze vinte në Tiranë dhe kjo ngjarje e madhe u përjetua me mjaft interes. Njerëzit mbushën sheshin “Skënderbej”, me dëshirën e madhe për të parë nga afër apo për të marrë një autograf nga lojtarët e anglezë. Rezultati teknik i ndeshjes u fiksua në shifrat 2-0 dhe ballafaqimi nuk pati shumë histori. Nga një gol për pjesë, shënuar nga Barns dhe Robson.

Related posts

Bylis përfiton financiarisht, por dobësohet në cilësi; klubi ballshiot shet dy lojtarë te…

Tirana, premion e fitores e kthejnë në mesazh force; nga shpërblimi te solidariteti

E FUNDIT/ Kristjan Asllani zgjedh të ardhmen e tij, sot në mbrëmje firmos me klubin e ri