37 vjet nga vdekja e Aleksandër Kondos, si Sigurimi i Shtetit shkoi deri në SHBA për të ekzektuar ish-peshëngritësin

Aleksandër Kondo

Në ditët e para të majit të 37 viteve më parë humbi jetën ikona e peshëngritjes shqiptare, një prej emrave më kontraversë të sportit në Shqipëri, ndoshta në gjithë historinë e tij për vetë fatin tragjik, Aleksandër Kondo. I konsideruar jo vetëm si sportist rekordmen i këtij sporti në vitet 80′, Aleksandër Kondo njihej edhe si një “rebel” i atyre viteve të diktaturës në vendin tonë.

Aleksandër Kondo, ka qenë një ndër peshëngritësit më të shquar të vendit. Në vitin 1985, ai shfrytëzoi Kampionatin Europian të peshëngritjes, për t’u arratisur fillimisht në ish-Jugosllavi, dhe më pas në SHBA. Atje nis të punojë si truprojë në një lokal nate. Në rrethe emigrantësh shqiptarë, shprehte vazhdimisht kritika ndaj regjimit komunist në Shqipëri, edhe pse i ati deri në largimin e tij, ishte shefi i shtabit në Gardën e Republikës. Por Gjelosh Biku, një shqiptar nga Malësia e Madhe, i arratisur herët nga vendi, kujton se Sigurimi i Shtetit kishte depërtuar thellë në mërgatën shqiptare në SHBA, duke e ndarë në dy pjesë: komunistë dhe anti-komunistë. Të parët ishin bashkëpunëtorë të rregullt të Sigurimit.

Biku dyshon se Kondo ishte piketuar për t’u eleminuar. Më 20 prill 1987, Kondo plagoset në një aksident në rrugë, i provokuar nga një person anonim. Rreth një muaj më pas, më 1 maj, Kondo humb jetën. Media amerikane foli për një aksident automobilistik.

Por Gjelosh Biku thotë se ishte rastësisht dëshmitar i skenës makabre. Sipas tij, Sandri ndodhej në një karburant, kur një vinç e mori përpara dhe e përplasi në mur, duke ia copëtuar trupin.

“Më pas me një barrelë e morën, dhe e hodhën mbi një makinë. Ishte një gjë e paligjshme, dhe dukej që ishte një vrasje e pastër,”-dëshmon Biku në një intervistë të disa viteve më parë.

RELACION MBI SHKAQET E ARRATISJES SE ALEKSANDER KONDOS

Aleksandër Kondo, ka qenë disa herë jashtë me ekipin e peshëngritjes. Para arratisjes, ka qenë në Spanjë dhe atje, nuk ka mbajtur qëndrim të mirë. Dhe kjo del, edhe nga relacioni që ka bërë për këtë gjë P.op. D.L. që ka shoqëruar ekipin në Spanjë.

Nga ana jonë duke njohur jo vetëm qëndrimin moralo-politik të familjes së tij, por edhe qëndrimin e tij si person, është dhënë mendim negativ për shkuarjen e tij në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që u zhvillua në maj të 1985. Ky mendim është bazuar në disa materiale e të dhëna, që kemi pasur në ngarkim të tij.

Sepse ai, ka përdorur stimulues të ndryshme gjatë garave, dhe kur ka qenë në Spanjë, ka sjellë me vete një revistë pornografike, është shoqëruar me elementë të paformuar dhe, ka qenë njeri i çrregullt e pa princip. Pas përfundimit të kampionatit në Poloni ekipi ynë, mbërriti në Titograd, ku do të priste autobuzin tonë për ti marrë.

Në atë kohë të gjithë shokët, shpërndahen. Po kështu edhe Aleksandri largohet së bashku me shokun e tij Xhelal Sukniqi, dhe nuk u kthye më tek shokët. Sesi janë larguar, nuk dihet gjë por dihet që kanë kërkuar strehim politik. Aktualisht të dy, ndodhen në Jugosllavi.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)