30 vite arrati/ Dalin teoritë konspirative: Ja përse u arrestua “koka” e Cosa Nostra-s

Që kur Matteo Messina Denaro u arrestua pas 30 vitesh në arrati, teoritë e konspiracionit kanë ndjekur njëra-tjetrën. Një nprej këtyre teorive, ka të bëjë me faktin se shefi i Cosa Nostra-s do të arrestohej vetë në emër të kushedi çfarë pakti, të vulosur kush e di me kë.

Megjithatë një ish-avokate Rosalba Di Gregorio e cila ishte ndër të parët që denoncoi mashtrimin e të penduarit të rremë Vincenzo Scarantino, në gjyqin për masakrën e Borsellinos, që pas 18 vitesh përfundoi me lirimin e 7 të pandehurve që kishin lidhje me atë sulm, ka treguar se Denaro nuk u dorëzua tek autoritetet, duke argumentuar se në strehën e bosit të Cosa Nostras është gjetur ‘Viagra’, shkruajnë mediat italiane.

“Unë nuk besoj në teori konspirative si ato të bëra nga Scarpinato dhe të tjerët. Më tepër mendoj se sistemi i tij vetëmbrojtës ka rënë gradualisht, duke pasur parasysh edhe përkeqësimin e sëmundjes. Ani nuk është dorëzuar. Dhe këtë e them edhe për një detaj që mund të duket i parëndësishëm: nëse do të ishte dorëzuar, do të kishte pasur largpamësinë të zhdukte të paktën Viagrën nga streha”. Mund të duket si shaka, por ky lloj zbulimi të bën përshtypje të keqe në mjedis dhe bie ndesh me një imazh të caktuar. Besoj gjithashtu se pas arrestimit fshihet një punë e çmendur e hetuesve”, tha avokati. 

Si u arrestua bosi i ‘Cosa-Nostras’? 

Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.

Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro  mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024