3 ditët e fundit për të shlyer detyrimet ndaj Orges Shehit, Tirana rrezikon heqjen e pikëve

Orges Shehi

Në momentin më të vështirë të sezonit pas eleminimit nga Kupa e ankandi për shitjen e aksioneve më pas të pezulluar përkohësisht në pritje të rivlerësimit të aksioneve, Tirana rrezikon të humbasë vendin për në Final-Four. Goditja mund të vijë nga jashtë fushe, për shkak se klubi bardheblu nuk ka paguar 30 milionë lekët për ish-trajnerin e tyre, Orges Shehi.

Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve u shpreh qartë në favor të teknikut 46-vjeçar dhe duke parë mungesën e veprimit e klubit Tirana, në datën 5 prill Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit urdhëroi klubin kryeqytetas të shlyejë detyrimin brenda 30 ditësh. Afati skadon më 4 maj dhe deri më tani asnjë pagesë nuk është bërë në llogari të Shehit.

Sigurisht që ka edhe 3 ditë kohë që Tirana të likujdojë detyrimin, dhe nëse dështon ta bëjë, atëherë rregullorja parashikon zbritjen e pikëve në renditjen aktuale të kampionatit. Bëhet fjalë për 3 deri në 6 pikë, në një kohë kur bardheblutë janë 1 pikë pas Dinamos e Skënderbeut dhe kalendarin e kanë të vështirë me transfertën e Laçit dhe Egnatias, dhe mes tyre klasiken ndaj Vllaznisë. Gjërat mund të komplikohen keq nga një zbritje e mundshme pikësh.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)