Nëse e kishte menduar veten të limituar gjatë gjithë sezonit te Tirana për numër organike, Orges Shehi duhet të ndryshojë mendje tani, pikërisht përpara ndeshjes së fundit, në të cilën duhet të provojë të fitojë titullin kampion, pavarësisht se instikti i thotë se shpresat janë humbur.
Ndaj Erzenit, tekniku bardheblu nuk do të ketë në dispozicion Albano Aleksin, Aldi Gjumsi, Bruno Lulaj, Florent Hasani, Visar Bekaj e Besir Iseni janë të gjithë të dënuar, duke iu shtuar Patrick, Lushkjas e Nikqit që e kanë mbyllur sezonin. Veterani 42 vjeçar Ilion Lika është thirrur në çështje të mbrojë portën në ndeshjen e dytë të sezonit, pas humbjes në Durrës.
Përpara tij do të luajnë Tosevski, Najdovski, Behiratche, nëse moduli është 3-5-2 dhe Përgjoni në të majtë nëse opsioni është 4-3-3. Në variantin e parë Haxhiu, Deliu, Qefalia, Hila, Përgjoni do të jenë në mesin e fushës, me Abazajn e Berishën përpara. Në variantin e dytë, me Përgjonin në të majtë të mbrojtjes, Haxhiu ngjitet lart në të djathtë të sulmit me Abazaj edhe një herë në qendër si në derbi.
Problemi është pankina, pothuaj të gjithë nën 18 vjeç e pa asnjë ndeshje në sezon të luajtur. Kiri portieri i tretë, mbrojtësat Gjuzi 20 e Meta 17, Gustavo, Ajazi e Tola 18 vjecarët e mesfushës e 20 vjecari Tafa sulmuesi i vetëm në organikë.