26 Qershor: Dita botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave

Më 26 qershor shënohet Dita Botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave.

Historia e përdorimit të substancave psikoaktive apo drogat, daton më shumë se 2000 vjet më parë.

Duke filluar që nga format e para primitive të organizimeve sociale të individëve në grupe apo komunitete, prezenca e drogave ka qenë pjesë e përditshmërisë së tyre, kryesisht gjatë ritualeve fetare, gjuetisë dhe në festa.

Ndikimi dhe funksionimi i këtyre substancave psikoaktive në organizëm nuk njiheshin deri në fillim të shekullit të 20-të. Sot, mjekët, biologët dhe profesionistët nga disiplinat e tjera në këtë fushë, kanë arritur të zbulojnë mekanizmin fiziologjik që ndodh në trupin tonë, gjatë përdorimit të drogave dhe të kuptojnë përse individët krijojnë varësi ndaj disa substancave psikoaktive.

Substanca të paligjshme, të cilat mund të shkaktojnë probleme të theksuara shëndetësore, sociale dhe ligjore, konsiderohen: kanabisi (hashash, marijuana), kokaina, metaamfetaminat (ekstazit), opiatet (heroina, morfina, metadoni), halucinogjenet (LSD, kërpudhat magjike) si dhe sedativët në formë spray.

Në vitin 1987, Kombet e Bashkuara (UN) kanë caktuar 26 Qershorin si Ditën Botërore të Luftës Kundër Trafikimit dhe Abuzimit me Drogat. Disa vite më parë Zyra e Kombeve të Bashkuara Kundër Trafikimit të Drogave dhe Krimit (UNODC) ka publikuar fushatën e saj sensibilizuese, ku theksi i vihet parandalimit dhe trajtimit të çrregullimeve që vijnë si pasojë e përdorimit dhe abuzimit me substancat e paligjshme. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), të paktën 15.3 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të drogave. Në vitin 2004, OBSH vlerësoi se 0,7 % e barrës globale të sëmundjeve ndodh si pasojë e përdorimit të kokainës dhe opioideve dhe se në disa shtete kosto sociale nga përdorimi i substancave të paligjshme ishte diku në 2% e GDP.

Sipas të dhënave të UNODC, rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit. Nga këta, 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat. Çdo vit, 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë të shkaktuara nga përdorimi i drogave.

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

Ja sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!