21 shtator: Dita Ndërkombëtare e Paqes

Çdo vit, në 21 shtator, mbarë bota feston Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur këtë ditë për t’iu përkushtuar forcimit të idealeve të paqes, qoftë brenda ashtu edhe ndërmjet vendeve dhe popujve.

Dita Ndërkombëtare e paqes çdoherë është një ngjarje e posaçme, dhe këtë herë shënon 66 vjetorin e Kambanës së Paqes e cila çdo vit bie në këtë ditë.

Ishte viti 1954 kur kjo kambanë e farkuar nga monedhat e mbledhura nga fëmijët e 60 shteteve iu dhurua Kombeve të Bashkuara nga Shoqata e OKB-së së Japonisë. Që atëherë, për gjysmë shekulli, kambana ka dërguar porosi të fuqishme në mbarë botën lidhur me aspiratat e njerëzimit për paqe.

Gjatë gjithë kësaj kohe, prej kulminacionit të Luftës së Ftoftë deri në rritjen e konflikteve përbrenda shteteve, nga përhapja e SIDA-s e deri te aktet e terrorizmit, jehona e kambanës ka mbetur e pandryshuar, e qartë dhe e vërtetë.

Në vitin 2014 ishte kënga ikonike e John Lennon, “Imagine”, e cila u bë himni botëror i Ditës Ndërkombëtare të Paqes, pasi të drejtat autoriale iu dorëzuan Kombeve të Bashkuara nga e veja e Lenn on, Yoko Ono.

Related posts

Shqiptarja që jeton në Izrael rrëfen situatën pas sulmeve të Iranit: U zgjuam të tmerruar…

Studimi australian ngre ALARMIN: Fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve kanë gjasa të zhvillojnë probleme emocionale

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…