19 vjet më parë, Tifozat Kuq e Zi përkujtojnë shqiptarin e vrarë në Greqi: Gramoz Palushi ra për flamur

Si sot 19 vite më parë Shqipëria zhvilloi një ndeshje historike përballë Greqisë. Një sfidë që do të mbetet gjatë në memorien e të gjithëve.

Kombëtarja jonë më 4 shtator të vitit 2004 u ndesh me kombëtaren greke, me këta të fundit që vinin në Tiranë pasi u shpallën kampionë të Europës.Shqipëria fitoi me rezultatin 2-1, një fitore që u festua anëembanë botës, por kjo datë nuk do të kujtohet vetëm për këtë ndeshje të fituar nga kuqezinjtë.

Pikërisht për shkak të kësaj ndeshje, mbeti i vrarë një tifoz shqiptar në Greqi. Gramoz Palushi asokohe ishte vetëm 20-vjeçar, teksa i mbështjellë me flamurin kuqezi kishte dalë në rrugët e Zakynthos të Greqisë për të festuar këtë triumf historik. Por kjo festë rezultoi fatale për Palushin, pasi ai u sulmua me thikë nga një shtetas grek duke e lënë të vdekur në vënd.

Pikërisht në këtë datë, tifogrupi besnik i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” apo siç njihen si “TKZ”, përkujtojnë djaloshin. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, tifogrupi ka postuar foton e Gramoz Palushit dhe e shoqëron dhe me shkrimin “Palushi RA për FLAMUR”, duke e vlerësuar maksimalisht dhe duke e përkujtuar viktimën e pafat të vitit 2004.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull