182 ndeshje në Premier League dhe ka arbitruar Laçin, zbulohet gjyqtari i ndeshjes Tirana-Besiktas

Të enjten në orën 20:45, Tirana do të presë Beshiktash në një mision shumë të vështirë, të kthejë në favor disavantazhin e ndeshjes së parë të luajtur në Stamboll. Bardheblutë po rikuperojnë energjitë për sfidën e “Arenës Kombëtare” ku pritet të ketë një prani të madhe të tifozëve për shkak të peshës së rëndë që ka skuadra rivale, e cila triumfoi 3-1 në pjesën e parë të duelit të dyfishtë.

Si për t’i dhënë rëndësinë e duhur kësaj sfide, UEFA ka caktuar një arbitër me nivel të lartë. Bëhet fjalë për anglezin Stuart Attwell i cili do të ketë ndihmën e Hatzidakis, Davies dhe Jphn Brooks arbitër i katërt. 40-vjeçari Attwell është pajisur me licëncën FIFA që prej vitit 2009, ndërsa prej shumë vitesh drejton ndeshje të rëndësishme në Premier League me 182 ndeshje .

Për herë të fundit një skuadër shqiptare që ka drejtuar ai ishte viti 2019 në Bruksel ku Laçi sfidoi skuadrën e Anderlecht. Në 25 maj ai beri drejtësi në supersfidën e Premier League mes Manchster United dhe Chelseat, ndërsa konsiderohet si një nga gjyqtarët më të mirë të ishullit.

Related posts

Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me…

“Gati për të fituar trofeun”, Qefalija sfidon Egnatian, mesfushori flet për RTSH: Ato janë të fortë, por edhe ne kemi treguar se jemi…

“Ilir Daja ka qenë trajneri im”/ Edlir Tetova kërkon vetëm diçka nga Egnatia: Ta mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave