Akuzat për organizimin e “grushtit të shtetit”/ Berisha i përgjigjet Ramës për grevën e kontrollorëve: Vazhdojnë avazin “fajin e ka Saliu”! Duan të mbulojnë…

Ish-kyreministri Sali Berisha i është përgjigjur kreut të qeverisë, Edi Rama për akuzat se po organizohet ‘grusht shteti’, duke nxitur grevën e kontrollorëve të Rinasit për të ndaluar fluturimet.

Por këto akuza Sali Berisha i ka quajtur si vazhdimi i avazit “Fajin e ka Saliu”.

Ish-kreu i PD thekson se i hedh poshtë akuzat e Ramës dhe Ballukut, ndërkohë që shprehet se kjo është një tentativë për të mbuluar vjedhjet dhe shpërdorimet financare në AlbControll.

“Kreu i meduzes dhe ndrikull Gryksia ne vend te negociatave me punonjesit greviste te Albkontrollit, te cilin e kane shkaterruar me vjedhje ne tendera dhe prokurime, vazhdojne avazin “Fajin e ka Saliu”!

Stop censures dhe terrorit psikologjik ndaj punonjesve ne greve.

Hedh poshte me neveri akuzat banale te Kreut te Meduzes dhe Ndrikull Grykesi Ballukut, me te cilat kerkonje te mbulojne vjedhjet dhe shperdorimet e medha me financat e Albkontrollit.

I bej thirrje Agjensise Europiane te Aviacionit Civil ne te cilen Albkontroll eshte i anetaresuar, te nise me perparesi inspektimin e kesaj ndermarrje per te gjetur shkaqet qe detyruan punonjesit e saj te shpallin greve”, thekson Berisha.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij