15-vjeçarja në Kavajë akuzoi babain se e kishte përdhunuar atë për 4 vite/ Zbardhet sherri i fundit mes tyre

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua më 21 maj në Kavajë, ku 49-vjeçari Bledar Rako u arrestua nga Policia pasi akuzohej se ka abuzuar seksualisht me të bijën 15-vjeçare.

Gazetarja Vali Qyrfyçi raportoi se vajza i është nënshtruar ekzaminimit mjekësor, që do zbulojë nëse ka pasur apo jo abuzim seksual ndaj saj. Nga ana tjetër, është zbardhur dhe debati i fundit i vajzës me të atin, pak para se ajo ta denonconte në polici.

“Vajza i është nënshtruar kontrolleve mjekësore, megjithatë, është e vështirë të gjendet se kush ka abuzuar me të, në rast se abuzimi ka ndodhur, pasi nuk bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur rishtasi. Sa i përket 49-vjeçarit, Bledar Rako pritet të dalë nesër para gjykatës dhe të japë versionin e tij të ngjarjes, teksa ndodhet në arrest me burg. Nëna e vajzës beson bashkëshortin e saj, por ia ka lënë në dorë drejtësisë që ta zbardhë ngjarjen.

Raportohet se vajza ka pasur një debat së fundmi me të atin, debat normal që ndodh mes adoleshentëve dhe prindërve sot, për kohën e gjatë të qëndrimit para telefonit dhe lënien mënjanë të mësimeve, dhe kjo dyshohet që mund të jetë bërë dhe shkak për akuzën e ngritur nga vajza 14-vjeçare, si një shenjë hakmarrjeje, megjithatë, gjithçka duhet të zbardhet nga hetimet.”- tha gazetarja.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024