15 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, Shkupi mbetet vatra më e nxehtë

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 3761 testime dhe janë konfirmuar 1216 raste të reja me koronavirus.

Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi me 624 raste, e ndjekur nga Prilepi (80) dhe Manastiri (50).Po ashtu bëhet me dije së 15 persona nuk e kanë fituar betejën me pandeminë, për një total prej 3403 viktimash.

Pas bilancit të sotëm, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në mbi 116 mijë. Aktualisht afro 14 mijë raste mbeten ende aktive.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…