14 golat e pësuar peshojnë shumë për Rexhepin, Di Biagio mendon të bëjë rokadë në portë

Bekim Rexhepi ishte një nga lojtarët kryesorë te Partizani në fitimine titullit kampion, por demat për aventurën europiani morën Pano Qirkon, i cili më pas u transferua në kryeqytet. Diçka e tillë i bëri dalje Rexhepit, i cili gjithsesi mbeti në kryeqytet.

Ish-i i demave u zyrtarizu te Dinamo dhe ku mori menjëherë vendin e titullarit në portën e “Bluve”. Por tashmë në 8 ndeshje Rexhepi ka pësuar 14 gola, gjë e cila pa zhgënjyer stafin teknit të “Nëndetëses”. Pavarësisht golave të pësuar, Rexhepi ka bërë edhe gabime që i kanë kushtuar në fund skuadrës.

Në këto kushte stafi me në krye Luigi Di Biagion janë tashmë të gatshëm t’i besojnë çelësat e portës Edmir Salit. Një tjetër portier që jep garanci për “Blutë”, i cili tashmë është gati për t’u kthyer në protagonist me fanelën e Dinamos.

Kjo rrokatë në portë pritet të ndodhë që në sfidën mes Dinamos dhe Teutës që është e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Mbetet të shihet se cila do të jetë paraqitja e ish-it të Kastriotit  në fushën e lojës, teksa tashmë do të ketë rastin ideal për të siguruar fanelën e titullarit.

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)