Çiftet që kanë zgjedhur të mos kenë fëmijë, kanë më pak kufizime financiare, më pak përgjegjësi dhe më shumë kohë për veten e tyre. Por, me sa duket, pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë dakord me këtë pohim. Çfarë i bën kaq të lumtur çiftet me fëmijë? Sipas psikologëve janë të shumta arsyet e lumturisë së çifteve me fëmijë. Ja përse…
- Çiftet me fëmijë kanë imagjinatë
Ndërkohë që çiftet pa fëmijë mund të udhëtojnë nëpër botë pa pelena dhe karroca me vete, çiftet me fëmijë mund të dëgjojnë ëndrrat e fëmijëve të tyre në shtëpi. Në ëndrrat e tyre të natës apo të ditës, fëmijët fluturojnë në planete të largët, takojnë dinosaurë miqësorë dhe flasin me personazhe në gjuhë shumë të ndryshme nga ato që dëgjohen në botën e vërtetë. Të kesh fëmijë është një mënyrë e shkëlqyer për të qenë pjesë e një universi më të madh, plot liri, ëndrra dhe imagjinatë.
- Çiftet me fëmijë bëhen pis dhe argëtohen
Çiftet pa fëmijë mund t’i lejojnë vetes të blejnë gjëra të modës së fundit, një makinë të re çdo vit dhe një shtëpi në periferi. Ato me fëmijë, mund të bëhen pis. Nga pikturat me gishta, te gërrmimi i një grope dhe ecja në baltë gjatë një stuhie shiu. Të kesh fëmijë është një mënyrë e shkëlqyer për t’u kthyer te thelbësorja dhe te kënaqësia e momentit të lojës.
- Çiftet me fëmijë përqafojnë rininë e tyre
Çiftet pa fëmijë mund të ndjekin karrierën, rezultatet dhe famën. Ata me fëmijë, shpesh mbajnë mend atë me të cilin adhuronin të luanin kur ishin të vegjël, duke e bërë këtë gjë edhe me fëmijët e tyre. Shumë herë, mënyra se si prindërit kanë luajtur me fëmijët, është një tregues se si ata e krijojnë jetën sot, si në nivel personal, ashtu dhe atë profesional. Të kesh fëmijë është një mënyrë e shkëlqyer për t’u zhytur në lojë dhe për të gjetur mënyrën për të çuar përpara një shpirt alegro në jetën tënde si prind.
- Çiftet me fëmijë ndajnë historitë me fëmijët dhe u shërbejnë brezave të ardhshëm
Çiftet pa fëmijë mund të përqendrohen në zhvillimin intelektual dhe personal, duke marrë leksione dhe duke u diplomuar. Ato me fëmijë mund ta shndërrojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve nëpërmjet dashurisë dhe vlerave që mësojnë në shërbim të një të mire më madhore. Nga leximi i përrallave të natës, te ndarja e tregimeve familjare, të kesh fëmijë është një mënyrë e shkëlqyer për të bashkëndarë mësime, të cilat fshehin brenda tyre çelësin për të ardhmen.
- Çiftet me fëmijë komunikojnë
Çiftet që janë në gjendje të krijojnë një marrëdhënie të dashur dhe me përkujdesje për fëmijët kanë një komunikim të ndërsjelltë dhe një këndvështrim më pozitiv të jetës. Prindërit që lidhen lehtësisht me ndjenjat dhe nevojat e fëmijëve të tyre, janë prindër që janë më lehtësisht të lidhur me prindërit e tyre. Në këtë marrëdhënie, prindërit zhvillojnë dhe forcojnë vazhdimisht inteligjencën e tyre sociale, e cila nga ana e saj u jep fëmijëve një model komunikimi të efektshëm dhe i ndihmon të bëhen adultë shoqërisht inteligjentë, të cilët do të kenë sukses në shoqërinë tonë.
- Çiftet me fëmijë përjetojnë rregullisht lumturinë e vërtetë
Studimi është i qartë: lumturia nuk i përket kohës së lirë apo më shumë lekëve për të shpenzuar për veten. Lumturia qëndron te fakti të dini të përdorni talentet tuaja të veçanta për të përmirësuar jetën e dikujt tjetër. Çdo ditë, prindërit përjetojnë gëzimin që e bëjnë jetën e një fëmije më të mirë, më shumë produktive dhe më shumë kuptimplotë: duke bërë gjithçka njësoj dhe për veten e tyre!
- Çiftet me fëmijë kanë pasionin më të madh të përbashkët
Mënyra më e thjeshtë dhe e fuqishme për një çift që të përmirësojë marrëdhënien e vet është ajo që të bashkëndajnë një aktivitet që t’u pëlqejë të dyve. Prindërit i rritin fëmijët së bashku, i shohin teksa rriten, u mësojnë atyre se si të jetojnë, se si të shijojnë aktivitetet e tyre, të adhurojnë dhe të adhurohen prej fëmijëve, dhe mbi të gjitha, ata jetojnë momentet e tyre të euforisë, të cilat krijojnë një lidhje të fortë që nuk mund të zhbëhet asnjëherë.
- Fëmijët ju detyrojnë të rriteni
Po, të mendoni vetëm për veten tuaj dhe për asnjë tjetër në pjesën më të madhe të kohës duket joshëse. Ama, ka shumë për të thënë mbi pjekurinë e fituar nëpërmjet përgjegjshmërisë kuptimplotë dhe përulësisë që mëson, duke qenë se në dorën tuaj keni kujdesin e dikujt tjetër.
- Kënaqësitë janë të përditshme
Pamja e qetë në fytyrën e fëmijës suaj ndërkohë që fle, mënyra se si ju pret kur ktheheni në shtëpi pas punës, rehatia që jepni me një përqafim apo një puthje, krenaria që ndjeni kur vajza apo djali juaj mëson gjëra të reja: janë kujtime që i krijoni ditë pas dite, të cilat do t’ju mbeten për gjithë jetën.
- Fëmijët e bëjnë më të çmuar kohën e kaluar me partnerin
Fëmijët marrin shumë nga koha juaj. Për këtë arsye, koha vetëm për ju të dy bëhet më e vlerësuar dhe e kërkuar. Shijoni çdo moment të veçuar në dhomën e gjumit. Edhe vajtja në dyqan pa fëmijët, mund të shndërrohet në një kënaqësi të vogël. Ndërkohë, ka dhe një përfitim tjetër, ajo që i tregoni fëmijëve tuaj anën e shëndetshme të një marrëdhënieje.
- Fëmijët lehtësojnë mërzinë e marrëdhënieve
Mërzia dhe monotonia në marrëdhënie është një fakt, por ndodh shumë rrallë në një familje me fëmijë. Fëmijët kanë dhuntinë të argëtojnë, sfidojnë, sigurojnë pasuri, sjellin risi dhe ide të reja në jetën tuaj çdo ditë. Nuk do të mërziteni kurrë me fëmijët në jetën tuaj.
- Ofrojnë një grup shoqëror natyror
Miqtë e fëmijës suaj dhe familjet e tyre ofrojnë një qasje të natyrshme në grupe shoqërore dhe miqësi. Shoqërimi si çift është një nga shtyllat e lumturisë në një marrëdhënie.
- Fëmijët lehtësojnë vetminë e marrëdhënieve
Pothuajse 30 për qind e personave të martuar pohojnë se ndihen vetëm. Oraret e gjata në punë, nevojat financiare, vështirësia e vendimeve të jetës, të qëndruarit me orë të tëra në internet: e gjitha kjo mund të krijojë një jetë të mbushur me vetmi. Por fëmijët na kthejnë pas në marrëdhënie me nevojat e tyre dhe energjinë e pastër. Nuk mundemi dhe as nuk duhet t’i injorojmë.
- Çiftet më fëmijë punojnë në grup
E vërteta është se prindërit duhet të ndërveprojnë shpesh. Ata punojnë në mënyrë ndërlidhur, pra në të njëjtën skuadër, për të arritur objektivin e përbashkët, për t’u siguruar se fëmijët e tyre po ecin përpara dhe po lulëzojnë.
Burimi: Revista “Psikologjia”