14 akuzat që po hetohen nga SPAK, zbulohen dosjet e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duket se ka një “mal” me dosje kundër çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Çdo ditë që kalon, dalin në dritë fakte mbi aferat e tyre dhe paditë nuk kanë munguar, ku padyshim që “kampion” është Meta, por që edhe bashkëshortja e tij nuk mbetet pas.

Zyrtarisht sot në Prokurorinë Speciale ka 9 dosje penale për vepra penale të ndryshme ndaj Ilir Metës dhe që është nën hetim, duke filluar nga përfshirja në korrupsion, te lobimi dhe pastrimi i parave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çështja “CEZ-DIA”, çështja e vjedhje së Thesarit të Krrabës dhe verifikimit të pasurisë, ndërhyrjet estetike dhe pastrim parash jashtë vendit, dosja e depozituar në lidhje me një koncesion që i është dhënë kunatit të kreut të Partisë së Lirisë, si dhe ajo e privatizimit të 4 hidrocentraleve, atë të Ulzës, Shkopetit, Bistrica 1 dhe 2, dëmi ky që përllogaritet se ka shkuar në 100 milionë euro.

Pra, të gjitha këto padi të bëra kundrejt metës nga avokatët Idajet Beqiri dhe Romeo Kara, tregon se në tryezën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndodhen dosje të bujshme dhe mjaft të “nxehta”.

Por Ilir Meta nuk është i vetëm, pasi në Prokurorinë e Posaçme janë depozituar dhe disa padi kundër bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Kjo e fundit ditët e fundit është akuzuar se ka lidhje me disa kompani ruse dhe kanë dalë në pah disa dokumente që e implikojnë atë me njerëzit e tiranit Vladimir Putin. 

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024