Kurrë nuk e harruan dashurinë për vendlindjen
Listës i prin këngëtarja e famshme me origjinë nga Prishtina, Rita Ora, e cila u bë e famshme në saje të shumë këngëve të saj hite
Historia e popullit shqiptar ndër vite ka qenë e atillë që shumë bashkëqytetarë tanë kanë emigruar jashtë atdheut, duke filluar ndërtimin e një jete të re. Megjithatë, dashurinë për vendlindjen ua transmetuan edhe fëmijëve të tyre, emrat e shumë prej të cilëve sot janë të njohur në gjithë botën.
RITA ORA
Këngëtarja shqiptare me nënshtetësi britanike, Rita Ora, është këngëtarja e parë shqiptare që gjithashtu me këngën e parë në karrierë, “Hot Right now”, arriti të depërtojë në skenën ndërkombëtare. Talenti dhe dëshira për muzikën e nxitën Ritën që të lansojë edhe një sërë projektesh të suksesshme. Megjithatë, ajo nuk e harroi atdheun e saj, duke u kthyer në Prishtinë, për ta realizuar klipin e këngës “Shine Ya Light” dhe duke u bërë kështu ambasadore e popullit shqiptar në botë.
DUA LIPA
Ishte viti 2017 kur këngëtarja e talentuar, Dua Lipa, debutoi në skenën ndërkombëtare, me këngët “Be the One” dhe “IDGAF”, të cilat u mirëpriten nga publiku, duke vazhduar drejt majave të suksesit. Edhe Dua Lipa gjatë verës 2018 ishte në Prishtinë dhe mbajti koncert para qindra qytetarëve.
BEBE REXHA
Lista e këngëtareve të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare vijon me këngëtaren dhe tekstshkruesen Bleta Rexha, e njohur me emrin artistik Bebe, e cila shkëlqeu jo vetëm si këngëtare, por edhe si tekstshkruese. Në fillimet e karrierës ajo shkëlqeu me këngët “Meant to be”, “Me, My self & I” dhe “In the Name of Love”.
ERA ISTREFI
Ndryshe nga tri këngëtaret e para, Era Istrefi mbetet këngëtarja e parë që nga Kosova në vitin 2016, me superhitin “Bon Bon”, arriti të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare. Ani pse publikoi edhe disa këngë solo e bashkëpunime, suksesin e “Bon Bon” nuk e arriti dot. Deri më tani në kanalin ‘You Tube’ kjo këngë ka arritur shifrën e rreth 700 milionë klikimeve.
INVA MULA
Sopranoja shqiptare me fame ndërkombëtare, Inva Mula, ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e operave më prestigjioze botërore, duke e përfaqësuar denjësisht popullin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Disa nga pjesëmarrjet e saj më të suksesshme në operat botërore mbeten: “Meede” (1996) në Francë, “La Scara” (2001) në Itali, e shumë të tjera.
NIK XHELILAJ
Aktori i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik, karrierën e filloi duke luajtur protagonistin në filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”, në vitin 2008, për të vijuar më pas me “Alive”, “Der Albaner”, dhe u nderua me disa çmime ndërkombëtare. Sot Nikun e shohim si aktor në telenovelat turke, të cilat kanë ndezur shikueshmërinë në çdo vend të botës që janë transmetuar.
ELIZA DUSHKU
Aktorja amerikane me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku, u bë e njohur në seritë “Buffy” dhe “Angel”, por fama e saj u rrit me pjesëmarrjen e saj në filmat “True Lies”, “The New Guy”, e në veçanti me filmin horror “Wrong Turn”. Eliza e ka realizuar edhe një film dokumentar për viset më të bukura shqiptare.
BLERIM DESTANI
Pasi shkëlqeu në skenën vendore, aktorit të njohur nga Tetova, Blerim Destanit, iu besuan role në filma ndërkombëtarë në përmendim, si: “Seperation city” (2009), “Ved verdens ende” (2009), “Get Low” (2009), “Wanderhure” (2009), e shumë role të tjera, të cilat dëshmuan talentin e Blerimit në fushën e kinematografisë.
ARTA DOBROSHI
Aktorja e njohur shqiptare, Arta Dobroshi, talentin e saj e shfaqi 100 % në filmin “Heshtja e Lornes” dhe pjesëmarrja e saj në “Festivalin e Kanës”, në vitin 2008, bëri bujë në mediat ndërkombëtare, duke u vlerësuar për performancën që pati në film. Dobroshi mori pjesë edhe në disa filma të tjerë dhe nuk i munguan edhe shpërblimet përgjatë karrierës.
RAMË LAHAJ
Tenori i mirënjohur, Ramë Lahaj, e filloi karrierën në Prishtinë, për t’u ngjitur në skenat më të njohura botërore. Në vitin 2010, Lahaj bëri paraqitjen e parë në skenën operistike botërore, me rolin e Alfredo Germonit në La Traviata, në Gjermani. Gjatë vitit 2016, Lahaj solli titullin më të kërkuar. Në konkursin më të madh operistik në botë, “Plalia Domingo”, “Operalia”, e cila u mbajt në Meksikë, Lahaj u dha me të njëjtin titull të një këngëtareje lirike. Ky çmim e bën Lahajn një tenor të njohur ndërkombëtarisht. Ky sezon gjithashtu shënoi debutimin e tij në shtëpi si Edgardo Lucia di Lammermoor, në Operën Kombëtare të Parisit, ku gjithashtu do të këndojë Alfredo / La Traviata, me Plácido Domingo, dhe Marina Rebeka dhe L’Elisir d’amore në të ardhmen.
KRISTINË ELEZAJ
E njohur me emrin artistik si “Kebe”, Kristinë Elezaj është një këngëtare shqiptaroamerikane. Kënga e saj e parë, në vitin 2009, “Let You Know”, i solli asaj goxha sukses, duke vijuar më pas edhe me publikimin e këngës “Suvenire”, video e së cilës u krahasua edhe me princeshën e popit, Britney Spears. Albumi i saj debutues, “No Questions Remain”, është shënuar si një koleksion i këngëve të gatshme për klub, me disa balada të fuqishme, përfshirë ‘Light Years’, ‘Always’ (në dispozicion tani në ‘iTunes’) dhe ‘Momentum’, që u postua në Myspace të Kristine.
VILDANE ZENELI
Top-dymbëdhjetëshen e artistëve më të famshëm shqiptarë në botë po e përmbyllim me të parezistueshmen, sensualen dhe uniken, Vildane Zeneli, e cila si modele me linja perfekte nuk la pistë pa u paraqitur, duke pozuar për kompanitë më me nam. Gjithashtu ia ka mësyrë edhe karrierës si këngëtare dhe me sharmin që ajo posedon, absolutisht suksesi nuk i mungon.