11 truproja mbrojnë kryebashkiakun Veliaj, disa qytetarë shpërthejnë ndaj tij: “Do të vijë dita o hajdut” (video)

Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit kanë rrethuar ditën e sotme vendin ku ndodhej Teatri Kombëtar, pasi pritet që të fillojnë punimet nga firma fituese.

Rrethimi i zonës është bërë pasi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar një protestë, që sipas tyre nuk do lejojë fillimin e ndërtimeve.

Në ambientet e rrethuara nga policia ka mbërritur dhe kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i shoqëruar me 11 truproja. Mirëpo ai është pritur me thirrje të ndryshme.

Një qytetare e lodhur nga propaganda e tij i është drejtuar me fjalët:

“O hajdut! O hajdut! Vjedh pronën e njerëzve. Do të të vijë dita!”

Ndërkohë, kryebashkiaku mbrohet nga disa trupëroja. Ai futet brenda ambienteve të rrethura nga policia dhe nuk komenton asnjë nga thirrjet e dëgjuara, por bën vetëm një qeshje ironike.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025