“10 vite martesë, 15 vite dashuri”/ Ermal Mamaqi zbulon panoramën më romantike të mbrëmjes së sotme krah Amardës

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska duket se mbrëmjen e sotme festojnë 10-vjetorin e martesës së tyre. Këtë detaj e ka zbuluar aktori i njohur i humorit, me anë të një postimi në llogarinë e tij.

Ermali ka publikuar një foto të Amardës, duke zbuluar dhe ambientin romantik në të cilin feston sot dyshja mes qirinjve, luleve dhe pamjes së detit.

“10Vjet Martesë… 15Vite Dashuri…
Të dua si atëherë @amardatoska”, ka shkruar Mamaqi krah postimit të fundit, duke treguar për fansat dhe këtë anë romantike të tij. Urimet e ndjekësve nuk kanë munguar, pas marrëdhënies shumëvjeçare të shëndetshme që kanë treguar se gëzojnë.

Amarda dhe Ermali kanë ndarë shpeshherë momente të ndryshme me fëmijët e tyre, Joel dhe Sia, duke zbuluar përditshmërinë dhe gjithë emocionet e bukura që kalojnë së bashku nga dita në ditë.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!