Ka shumë vende anembanë botës që vuajnë nga problemi i të qenit një nga vendet më të populluara në botë.
Ndonjëherë, popullsia e lartë mund të shkaktojë shumë probleme të tilla si ndotja, ekonomia e paqëndrueshme, kujdesi i ulët shëndetësor, arsimi i keq, pagat e ulëta, standardi i ulët i jetesës dhe probleme të tjera që mund të gjenden në vendet më të populluara. Kjo nuk do të thotë se të gjitha vendet me popullsi të lartë vuajnë nga problemet të njëjta. Popullsia e botës vlerësohet të jetë më shumë se 7.18 miliardë. Popullsia ndryshon gjithmonë në vende të ndryshme në të gjithë botën në një periudhë të shkurtër kohore por ky është një vlerësim që i përket një raporti të kohëve të fundit. Bazuar në një raport të tillë këto janë 10 vendet me popullsinë më të lartë në të gjithë botën.
10. Japonia
Japonia është renditur në vendin e dhjetë për sa i përket vendeve më të populluara në botë, e cila gjithsesi është e njohur për tekonologjinë mjaft të avancuar. Japonia ka një popullsi totale prej rreth 127,100,000 banorë.
9. Rusia
Rusia është vendi me territorin më të madh në botë dhe mban vendin e nëntë për sa i përket numrit të popullsisë, e cila vlerësohet të jetë afërsisht 146,068,400 banorë.
8. Bangladeshi
Bangladeshi ka një popullsi totale prej 156,698,000 banorë dhe renditet në vendin e tetë në listën me 10 vendet me numrin më të lartë të popullsisë në botë.
7. Nigeria
Nigeria mban vendin e shtatë për popullsinë më të madhe në botë, ndërkohë që popullsia e saj mendohet të arrijë shifrat e 178,517,000 banorë.
6. Pakistani
Pakistani është renditur në vendin e gjashtë si pjesë e vendeve me popullsinë më të madhe në botë që regjistrohet në ditët e sotme, nisur nga një numër popullsie që arrin ne shifrat e 188,020,000 banorë.
5. Brazili
Brazili qëndron në vendin e pestë duke u futur në top pesë vendet të cilat regjistrojnë një numër të lartë të popullsisë në rang botëror. Brazili ka një popullsi prej 202,914,000 banorë.
4. Indonezia
Indonezia zë vendin e katërt si vendi i cili regjistron një numër të madh banorësh të cilët jetojnë në territorin e saj. Popullsia e Indonezisë kap shifrat e 252,164,800 banorë.
3. Shtetet e Bashkuara
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i fuqishëm në botë. Ajo renditet si vendi i tretë më i populluar në botë, pasi ka një popullsi të përgjithshme prej rreth 318,463,000 banorë.
2. India
India është vendi i dytë në botë me popullsinë më të madhe në numër në të gjithë botën. Popullsia e këtij vendi arrin një numër popullsie e cila kap shifrat e 1,247,220,000 banorë.
1. Kina
Kina njihet gjerësisht si vendi më i populluar në botë, pasi që popullsia e saj vlerësohet të jetë përafërsisht 1,365,830,000 banorë në të gjithë territorin e saj. Përqindja e popullsisë në Kinë krahasuar me popullsinë e botës është rreth 19 përqind dhe përbën gjithashtu përqindjen më të lartë në listë.