10 thënie që do t’ju motivojnë sa herë t’i lexoni!

Në Pinterest, Tumblr, apo faqe të tjera të ngjashme, ne shohim shumë thënie që na motivojnë apo frymëzojnë. Thëniet janë thjesht copëza universale të mençurisë. Pikërisht ato thënie që ju japin momente frymëzimi ose njohuri kuptimplota në jetën tuaj personale dhe profesionale.

Ju mund të na lini në koment thënien tuaj të preferuar, atë që ju motivon në kohëra të vështira, që ju bën të zgjoheni me energji çdo mëngjes.

1 – “Mos harxhoni kohën duke goditur në një mur, duke shpresuar ta shndërroni atë në një derë.” – Coco Chanel

2 – “Gjithmonë mbajini sytë hapur. Vazhdoni të shikoni. Sepse gjithçka që shihni mund t’ju frymëzojë.” – Grace Coddington

3 – “Nëse plani nuk funksionon, ndryshoni planin, por kurrë qëllimin.” – I panjohur

4 – “Mos e jetoni të njëjtin vit 75 herë dhe më pas ta quani atë një jetë.” – Robin Sharma

5 – “Ju nuk mund t’i shpëtoni njerëzit, thjesht duajini ata.” – Anaïs Nin

6 – “Merrini seriozisht ëndrrat tuaja.” – I panjohur

7 – “Të mbash zemërimin në zemër është si të pish helm dhe të presësh që personi tjetër të vdesë.” – Buda

8 – “Ju do të keni sukses thjesht sepse shumica e njerëzve janë dembelë.” – Shahir Zag

9 – “Zona e rehatisë është një vend i bukur, por asgjë nuk rritet kurrë atje.” – Autori i panjohur

10 – “Ju duhet të jeni ndryshimi që dëshironi të shihni në botë.” – Mahatma Gandhi

Nëse ju pëlqyen thëniet shpërndajeni lajmin për të motivuar sa më shumë njerëz! :)

Related posts

Ja sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi