10 prill 1896/ Shqiptari Spiridon Luisi fiton maratonën e parë në Lojërat Olimpike Verore në Athinë

Më 10 Prill 1896, Spiridon Luisi, Arvaniti (Shqiptari), fiton maratonën e parë në Lojërat Olimpike Verore në Athinë, Greqi. Ai lindi më 12 janar 1873, në Marousi, në veri të Athinës.

Marousi dikur ishte i banuar kryesisht nga arvanitasit (shqiptarët). Një vullnetar anglez gjatë luftës Greke të pavarësisë kur kaloi nëpër Marousi pa “një mijë banorë, të cilët vishnin fustanella dhe flisnin gjuhën shqipe mes tyre”.

Në letërsinë shqiptare historia e maratonomakut është përjetësuar nga vargjet e fuqishme të Fan S Nolit, që ia vlen të kujtohen këtu. Vështirë të gjendet tjetër në botë, me aq ritëm e aq patos se sa përshkrimi në vargje i ushtarit të lashtë që vrapon të çojë lajmin e mirë te qyteti që pret në ankth të dijë fatin e vet. Ja disa prej tyre.

Ke një plagë , po s’e the,
Djers ‘ e gjak pikon përdhe;
Do që ti te jesh i pari,
Për triumfin lajmëtari

T’ u-tha gryka po s`të pihet,
T’ u-mpi këmba , po s’të rrihet,
Se mileti po të pret,
Ankthi zemrat ua vret

Related posts

Për 375 milionë vjet ka qenë nën OQEAN, shkencëtarët konfirmojnë ZYRTARISHT se Toka ka një…

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi

Kursi i këmbimit valutor, 15 maj 2025/ Ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja