10 Kuriozitete nga bota e artit

Bota e artit është me plotë të papritura dhe çudira. Më poshtë mund të lexoni dhjetë nga to.

Dr. Seuss (Theodor Seuss Geisel) në shtëpinë e tij kishte një dhomë plot me kapele të çuditshme, të fshehura prapa një rafti librash. Ai ua vinte ato mysafirëve dhe u kërkonte që të mishërohen me atë karakter atë mbrëmje. Kështu pra përdorte koleksionin e tij të kapelave për t’u frymëzuar për karaktere të reja dhe për të kapërcyer bllokimet krijuese!

Babai i impresionistit të njohur francez, Claude Monet, nuk donte që i biri i tij të merrej me pikturë. Kërkesa e tij ishte që Monet të ishte shitës i produkteve ushqimore!

Jackson Pollock dikur ishte pastrues në Byronë për Ndihmën e Emergjencave. Ai gjithashtu punoi si roje në një shkollë!

Leonardo Da Vinci ishte majtak dhe shkruante nga e djathta në të majtë. Në fakt, shkrimet e tij mund të lexoheshin tamam vetëm në pasqyre!

Pablo Picasso ishte një nga të dyshuarit për vjedhjen e vitit 1911 të pikturës më të famshme në botë, Mona Lisa. Për këtë madje shkurtimisht u arrestuar!

Kryevepra e Rilindjes, “Pieta”, është e vetmja vepër që Michelangelo Buonarroti e ka nënshkruar ndonjëherë. Më vonë u pendua meqë e cilësoi si shfrim krenarie, ndaj u zotua se kurrë më nuk do të nënshkruante një vepër tjetër!

Salvador Dali u përjashtua nga shkolla e artit në Madrid. Ai besonte se ai ishte rimishërim i vëllait të vdekur, i cili gjithashtu quhej Salvador, ndaj e vuri në zjarr dhomën e tij të gjumit!

Vincent Van Gogh prodhoi më shumë se 2,000 vepra arti gjatë jetës së tij: 900 piktura dhe 1,100 vizatime dhe skica. Ndërkaq, e shiti vetëm një pikturë derisa ishte gjallë!

Piktori francez Paul Gaugin, ishte punëtor në Kanalin e Panamasë. Rreth 25,000 punëtorë vdiqën gjatë ndërtimit të atij kanali!

Më 3 dhjetor 1961, piktura e bërë nga Henri Matisse, “Le Bateau”, u vendos gabimisht përmbys. Ashtu qëndroi për 46 ditë, pa e vënë re në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork.

3 November 1961 The painting Le Bateau by Henri Matisse was hung the right way up after hanging upside down, unnoticed, for 46 days at the New York Museum of Modern Art.

Related posts

Si sot 19 Korrik!

Ja sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta